1.
Vërmicë, shtetasi shqiptar kapet me marihuanë
31.07.2025
Një shtetas shqiptar është kapur me një sasi të dyshuar marihuane gjatë një kontrolli rutinë në pikën kufitare të Vërmicës.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:00.
Gjatë kontrollit të një veture me targa shqiptare, e drejtuar nga i dyshuari, zyrtarët policorë kanë zbuluar dhe sekuestruar 1.57 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.
Pas konsultimit me prokurorin dhe inicimit të rastit, i dyshuari është liruar. Megjithatë, rasti do të vazhdojë të trajtohet me procedurë të rregullt.