Të shtëna me armë në Bukosh, arrestohet një person për armëmbajtje pa leje

26.07.2025

Një person është arrestuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Bukosh të Suharekës, nën dyshimin se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00.

I dyshuari, një mashkull kosovar, u ndalua nga njësitet policore të cilat, gjatë kontrollit, gjetën dhe konfiskuan një pistoletë me gaz dhe një fishek.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Ai akuzohet për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje.