Ndërpritet seanca e 51-të e Kuvendit të Kosovës
Kuvendi i Kosovës vazhdon të përballet me ngërç institucional, pasi seanca e 51-të është ndërprerë pa arritur ndonjë marrëveshje apo vendim konkret.
Foto: Ilustrim
Sipas zhvillimeve nga seanca e sotme, ajo është ndërprerë nga kryesuesi pasi pati një debat të ashpër me deputeten e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu. Përplasja ndodhi në momentin kur pritej futja në votim e Komisionit për votim të fshehtë, proces i cili nuk u realizua. Kryesuesi vendosi të ndërpresë seancën pa e çuar këtë çështje në votim.
Kjo është vetëm njëra nga përplasjet e shumta që kanë karakterizuar punimet e Kuvendit gjatë javëve të fundit.
Që nga seanca e parë, e cila u mbajt më 15 prill, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet plotësisht, duke reflektuar një krizë të thellë funksionale në nivel institucional.