“Është larguar nga shtëpia e saj rreth dy muaj më parë”, zhduket një grua në Prizren

22.07.2025

Një rast zhdukjeje është raportuar në fshatin Reçan të Prizrenit, ku një grua kosovare është larguar nga shtëpia e saj rreth dy muaj më parë dhe nuk është kthyer ende.

Rasti është denoncuar nga një mashkull kosovar, i cili ka njoftuar autoritetet për zhdukjen.

Sipas denoncuesit, viktima dyshohet të ketë probleme psikike, çka shton shqetësimin për gjendjen e saj. Që nga data 21 korrik 2025, ora 10:00, kur është bërë denoncimi, nuk ka asnjë lajm për vendndodhjen e saj.

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për këtë rast dhe po punon për të zbardhur rrethanat e zhdukjes dhe për të gjetur gruan e zhdukur.