Zhduket një vajzë 15 vjeçare në Prizren

18.07.2025

Një rast shqetësues zhdukjeje është raportuar në Prizren, ku një vajzë 15-vjeçare është larguar nga shtëpia dhe vendndodhja e saj mbetet e panjohur.

Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës, e cila ka nisur hetimet për gjetjen e saj.

Sipas raportit policor, një babai kosovar ka denoncuar zhdukjen e vajzës së tij mëngjesin e djeshëm, rreth orës 05:00. Që nga ai moment, çdo përpjekje për të rënë në kontakt me të apo për të zbuluar se ku ndodhet, ka rezultuar e pasuksesshme.

Familja dhe autoritetet janë në ankth për fatin e vajzës së mitur. Njësiti përkatës i Policisë së Kosovës po punon intensivisht për të mbledhur informacione dhe për të shqyrtuar çdo pistë të mundshme që mund të çojë në gjetjen e saj.