3.
Katër raste të armëmbajtjes pa leje në 24 orët e fundit në Kosovë
15.07.2025
Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar katër raste të armëmbajtjes pa leje, me të dyshuar të arrestuar në Prishtinë, Novobërdë, Prizren dhe Rahovec.
Raste të ndara, por të gjitha përfshijnë posedim të paligjshëm të armëve dhe, në disa raste, edhe kërcënime apo përdorim të armëve për frikësim.
Detajet e rasteve:
- Prishtinë / 14.07.2025 – 11:40
Një person është arrestuar pasi gjatë një kontrolli policor iu gjet një armë zjarri, një karikator me 4 fishekë, të cilat u konfiskuan. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. - Novobërdë / 14.07.2025 – 15:00
Gjatë kontrollit në një shtëpi në këtë zonë është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri. Rasti është duke u trajtuar nga Prokuroria, e cila ka urdhëruar fillimin e hetimeve. - Prizren / 14.07.2025 – 02:00
Një person është arrestuar për kanosje ndaj një qytetari tjetër. Gjatë bastisjes, policia i ka sekuestruar një pushkë ajrore dhe një boks hekuri. I dyshuari është dërguar në mbajtje, me vendim të prokurorit pas intervistimit. - Rahovec / 14.07.2025 – 09:30
Një i dyshuar u arrestua pasi që dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri për të frikësuar një qytetar. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, policia ka sekuestruar një armë zjarri AK/47, një karikator me 10 fishekë dhe një gëzhojë. I dyshuari është dërguar në mbajtje.
Policia e Kosovës vazhdon aksionet për konfiskimin e armëve pa leje, duke theksuar se posedimi dhe përdorimi i tyre përbën rrezik serioz për sigurinë publike dhe do të trajtohet me tolerancë zero.