Arrestohet një person në aeroportin “Adem Jashari” pasi kanosi babain përmes rrjeteve sociale

13.07.2025

Një person është arrestuar ditën e djeshme, më 12 korrik 2025, në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”, nën dyshimin se ka kanosur babain e tij përmes rrjeteve sociale.

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin dhe njoftoi se pas intervistimit nga organet kompetente, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është inicuar me veprën penale “Kanosje” dhe është duke u trajtuar nga autoritetet përkatëse.