Përpjekja e 44-të për konstituimin e Kuvendit, deputetët mblidhen sërish sot

09.07.2025

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish sot, më 9 korrik, në orën 11:00, në përpjekjen e 44-të për konstituimin e legjislaturës së nëntë.

Seanca e fundit u mbajt të hënën, kur u hodh në votim përbërja e komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit me votim të fshehtë. Pavarësisht mungesës së propozimeve të reja nga subjektet politike, u votua për anëtarët e propozuar nga seancat e kaluara.

Përbërja e komisionit mori mbështetjen e 55 deputetëve, pa vota kundër apo abstenime. Megjithatë, mungesa e përparimit konkret çoi në ndërprerjen e seancës nga kryesuesi Avni Dehari, i cili njoftoi se ajo do të vazhdojë sot.