Toger Qendrim Imeraj nderohet me çmim të lartë në SHBA

07.07.2025

Toger Qendrim Imeraj nga Forca e Sigurisë së Kosovës ka përfunduar me sukses Kursin Bazë për Oficerët e Këmbësorisë në Shkollën “Manoeuvre Center of Excellence” në Fort Benning, Georgia, SHBA.

Për rezultatet e tij të shkëlqyera gjatë trajnimit, ai është nderuar me çmimin prestigjioz “Distinguished Honor Graduate”, i cili i jepet studentëve më të dalluar në performancë fizike, akademike dhe në aftësi udhëheqëse.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili theksoi se ky sukses dëshmon përkushtimin dhe profesionalizmin e lartë të Toger Imerajt dhe njëkohësisht reflekton nivelin cilësor të oficerëve të FSK-së.

Maqedonci tha se oficerët tanë po përfaqësojnë me dinjitet Kosovën në arenën ndërkombëtare, duke dëshmuar se FSK po rritet në standarde dhe kapacitete moderne.