Incident zjarri në Suharekë, digjen kabllo elektrike në një kompleks banesor
Një incident zjarri është raportuar mbrëmjen e kaluar në rrugën “Gjergj Fishta” në Suharekë, ku disa kabllo elektrike janë përfshirë nga flakët brenda një lokali që ndodhet në kuadër të një kompleksi banesor.
Foto: Ilustrim
Sipas informacioneve të Policisë së Kosovës, zjarrfikësit kanë ndërhyrë me shpejtësi dhe kanë arritur të shuajnë zjarrin, duke parandaluar përhapjen e tij në pjesët e tjera të objektit.
Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta. “Lidhur me rastin, përveç prokurorit është informuar KEDS-i dhe eksperti i zjarreve. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në përgjigjen e Policisë, raporton KALLXO.com.
Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale pritet të vlerësohen nga autoritetet përkatëse. Hetimet janë në zhvillim për të zbardhur shkakun e saktë të zjarrit.