Policia e Kosovës hap konkurs për 350 zyrtarë të rinj policorë
17.06.2025
Policia e Kosovës ka shpallur sot një konkurs publik për pranimin e zyrtarëve të rinj policorë, duke ofruar 350 pozita të lira.
Ky konkurs, i cili paraqet një mundësi të rëndësishme punësimi dhe kontributi në sigurinë e vendit, do të jetë i hapur nga data e sotme deri më 7 korrik.
Për të gjithë qytetarët e interesuar që dëshirojnë të bëhen pjesë e Policisë së Kosovës, duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme, sipas njoftimit zyrtar:
- a) Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
- b) Të jetë i moshës 18-30 vjeçar;
- c) Të ketë të përfunduar shkollimin e mesëm;
- d) Të jetë në gjendje të mirë fizike, mentale dhe emocionale;
- e) Të mos jetë i dënuar për ndonjë vepër penale;
- f) Të mos posedojë tatuazh në pjesë të dukshme të trupit;
- g) Të ketë integritet personal dhe vlera të larta etike.