Tragjedi në Malishevë, 75-vjeçari humb jetën pas rrëzimit në shtëpi

24.05.2025

Një ngjarje e trishtë ka shënuar orët e natës në fshatin Banjë të Malishevës, ku një burrë 75-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të ndodhur brenda shtëpisë së tij.

Lajmin e raporton Gazeta Sinjali.

Burime të sigurta bëjnë të ditur se i ndjeri është rrëzuar brenda ambienteve të banesës së tij, duke humbur menjëherë ndjenjat në vend. Familjarët e tij kanë reaguar menjëherë duke tentuar t’i ofrojnë ndihmën e parë dhe kanë kërkuar asistencë mjekësore.

Fatkeqësisht, pas mbërritjes në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor nuk ka mundur të bëjë asgjë, duke konstatuar vdekjen e 75-vjeçarit.

Menjëherë pas raportimit të rastit, Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe, në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, ka nisur të gjitha procedurat e nevojshme ligjore në lidhje me këtë rast tragjik.

Detaje të tjera pritet të bëhen të ditura pas përfundimit të hetimeve fillestare.