Aksion i gjerë i Prokurorisë: 45 aktakuza dhe 16 ndalime në 24 orë

26.02.2025

Prokuroria e Shtetit ka publikuar një bilanc të operacioneve të saj në 24 orët e fundit, duke njoftuar për ngritjen e 45 aktakuzave ndaj 52 personave dhe ndalimin e 16 të tjerëve.

Gjithashtu, janë paraqitur 8 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 9 personave, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Sipas raportit, Prokuroria Speciale ka ndaluar një person të dyshuar për “Krim lufte kundër popullsisë civile”. Ndërkohë, prokuroritë themelore në Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjilan, Gjakovë, Mitrovicë dhe Ferizaj kanë qenë mjaft aktive në luftën kundër krimit.

Detaje nga prokuroritë themelore:

  • Prishtina: 20 aktakuza ndaj 22 personave, 2 ndalime dhe 1 kërkesë për paraburgim.
  • Prizreni: 6 aktakuza ndaj 8 personave, 5 ndalime dhe 1 kërkesë për paraburgim.
  • Peja: 3 kërkesa për paraburgim ndaj 4 personave.
  • Gjilani: 3 aktakuza ndaj 3 personave dhe 1 ndalim.
  • Gjakova: 8 aktakuza ndaj 11 personave, 4 ndalime dhe 2 kërkesa për paraburgim.
  • Mitrovica: 3 aktakuza ndaj 3 personave.
  • Ferizaj: 5 aktakuza ndaj 5 personave, 3 ndalime dhe 1 kërkesë për paraburgim.

Këto shifra tregojnë një angazhim të shtuar të Prokurorisë në luftën kundër kriminalitetit në të gjithë vendin.