Kupat e Kosovës: Orari i ndeshjeve të 1/8 së finales
10.02.2025
Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar orarin e ndeshjeve të 1/8 së finales të Kupës së Kosovës. Të gjitha ndeshjet e kësaj faze do të zhvillohen në të njëjtin orar, duke filluar nga ora 12:30.
Faza e 1/8 së finales do të shtrihet në tre ditë, duke filluar nga e marta, 11 shkurt 2025 dhe përfunduar të enjten, 13 shkurt 2025.
E MARTË 11.02.2025
- 12:30 Trepça-Drenica
E MËRKURË 12.02.2025
- 12:30 Vëllaznimi-Gjilani
- 12:30 Llapi-Vushtrria
- 12:30 Prishtina-Suhareka 23
- 12:30 Drita-Dukagjini
- 12:30 Dinamo-Malisheva
E ENJTE 13.02.2025
- 12:30 Feronikeli 74-Prishtina e Re
- 12:30 Ferizaj-Rilindja 1974
Tifozët e futbollit në Kosovë janë gati për të shijuar ndeshje interesante dhe plot emocione në këtë fazë të rëndësishme të Kupës së Kosovës.