Selman Kolgeci dhe 91-shi: Formula e re për një Kosovë të suksesshme!
Kandidati i LDK-së për deputet, Selman Kolgeci, ka filluar fushatën e tij elektorale me një mesazh të fuqishëm dhe simbolik: numri 91.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kolgeci ka shprehur bindjen e tij se ky numër nuk është thjesht një numër, por një shans për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës.
“A e dini se numri 91 është më shumë se një numër?! Numri 91 është mundësi për një të ardhme më të mirë, për të rinjtë, për të moshuarit dhe për çdo qytetarë të Kosovës,” shkruan Kolgeci, duke theksuar se numri 91 përfaqëson shpresën për një Kosovë më të sigurt, më të zhvilluar dhe më të fuqishme.
Ndonëse nuk ka dhënë detaje specifike se si do të arrihet kjo, Kolgeci ka ftuar qytetarët që të kontribuojnë në këtë ndryshim pozitiv. Ai e sheh numrin 91 si një ftesë për të gjithë qytetarët që të bëhen pjesë e ndryshimit dhe të ndihmojnë në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për vendin.
Përveç mesazhit simbolik, numri 91 shërben edhe si numri i tij në listën e kandidatëve për deputetë. Kjo e bën atë më të lehtë për t’u identifikuar dhe mbajtur mend nga votuesit gjatë zgjedhjeve.