Superliga e Arabisë nuk i tund dy yjet e Barcelonës

08.02.2025

Edhe pse paratë e majme janë tërheqëse, duket se nuk mjaftuan që Superliga e Arabisë të joshë dy yje të Barcelonës që të transferohen në Lindjen e Mesme gjatë afatit kalimtar të janarit.

Ndonëse pagat e larta dhe lirimi nga taksat kanë bërë që një numër i madh i yjeve nga Evropa të pranojnë kalimin në Arabinë Saudite, ka edhe nga ata që nuk preferojnë ta bëjnë këtë.

Madje, Aston Villa e humbi Jhon Duran i cili iu bashkua Cristiano Ronaldos tek Al Nassr, duke hequr dorë kështu nga futbolli në Ligën e Kampionëve.

Sipas raportimeve të orëve të fundit të afatit kalimtar, një ofertë i ishte dërguar zyrave të Barcelonës për Ansu Fati, por lojtari e refuzoi atë.

Thuhet se Al Shabab ka bërë një ofertë prej 10 milionë eurosh plus pesë milionë të tjera në shtesa, por Fati preferoi të mbetej pjesë e blaugranasve.

Por, Fati nuk ishte i vetmi lojtar i Barcelonës që mori ofertë nga Arabia Saudite, pasi një raportim nga Diario Sport bëri me dije se një telefonatë mori edhe Ferran Torres.

Torres shënoi het-trik në mesjavë në fitoren ndaj Valencias në Kupën e Mbretit duke përforcuar edhe më shumë pozitën e tij në planet e Hansi Flick.

Një ofertë e re mund të arrijë në fund të sezonit, por 24-vjeçari nuk duket i interesuar ndërsa Fati ka ende gjasa të mëdha të largohet.