Lajm i madh për Mushtishtin dhe Suharekën: Fillojnë punimet për rrugën R118 Mushtisht – Brezovicë
Sot shënohet një ditë të rëndësishme për banorët e Mushtishtit dhe të gjithë zonës përreth, pasi kanë filluar punimet për ndërtimin e rrugës R118, që lidh Mushtishtin me Shtërpcën.
Ky projekt madhor, i shumëpritur prej vitesh, do të transformojë infrastrukturën e rajonit dhe do të hapë dyer të reja për zhvillimin ekonomik dhe turistik.
Lajmin e gëzueshëm e ka bërë të ditur zv.ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, i cili ka theksuar se kjo rrugë e re jo vetëm që do të lehtësojë transportin dhe komunikimin, por gjithashtu do të lidhë Mushtishtin me Brezovicën, duke e bërë këtë pjesë të bukur të Sharrit më të arritshme për vizitorët.
Afati i përfundimit të punimeve është parashikuar për 220 ditë, që do të thotë se shumë shpejt banorët e zonës do të mund të gëzojnë një rrugë moderne dhe të sigurt.
Ky investim i rëndësishëm pritet të ketë një ndikim të madh në zhvillimin e turizmit në këtë zonë, pasi do të tërheqë më shumë vizitorë dhe do të krijojë mundësi të reja punësimi për banorët vendas.
Urime të gjithë banorëve të Mushtishtit, të Suharekës dhe gjithë zonës përreth për këtë arritje të madhe!