Pejë: Arrestohen gjashtë persona për “Vrasje në Tentativë”
Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për veprën penale “Vrasje në Tentativë”, pas një rrahjeje të ndodhur në Pejë.
Më datë 29 janar 2025, rreth orës 14:50, policia u njoftua për një rrahje në rrugën “Mikel Marku” në Pejë. Në vendin e ngjarjes, policia gjeti dhe sekuestroi disa gëzhoja plumbash dhe një fishek të gjallë.
Në lidhje me rastin, viktima dhe një i dyshuar u intervistuan në ditën e incidentit. Nga i dyshuari u sekuestua një pistoletë 6mm.
Hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime, në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, pas një pune intensive hetimore, arritën të identifikojnë dhe arrestojnë gjashtë persona të dyshuar. Gjatë arrestimit, u sekuestuan një armë (me mulli) dhe një pistoletë lodër në formë shkrepi. Një i dyshuar tjetër është ende në arrati.
Pas intervistimit nga hetuesit, me vendim të prokurorit të shtetit, katër nga të dyshuarit u dërguan në mbajtje për 48 orë, ndërsa dy të tjerë u liruan në procedurë të rregullt.
Ky rast tregon përkushtimin e Policisë së Kosovës në zbardhjen e rasteve të tilla dhe vënien e autorëve para drejtësisë. Hetimet vazhdojnë për kapjen e të dyshuarit të arratisur dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.