Selman Kolgeci viziton Këshillin e Bashkësisë Islame në Suharekë, iu ofron mbështetje për projektet e komunitetit

03.02.2025

Kandidati i LDK-së për deputetë, Selman Kolgeci, ka zhvilluar një vizitë në Këshillin e Bashkësisë Islame në Suharekë, ku është pritur nga Kryetari i Këshillit, Haki ef. Hoxha dhe bashkëpunëtorët e tij.

Gjatë takimit, janë diskutuar tema të ndryshme me qëllim të mirëqenies së komunitetit musliman, me fokus të veçantë në komunën e Suharekës.

Z. Kolgeci është njoftuar nga afër me punët dhe projektet e Këshillit të Bashkësisë Islame në Suharekë. Ai ka premtuar se do të ofrojë mbështetjen e tij për çdo projekt që synon të përmirësojë jetën e komunitetit.

“Sot ishim për vizitë në Këshillin e Bashkësisë Islame në Suharekë, institucion ky i cili ka kredibilitet në masën e gjerë,” ka deklaruar z. Kolgeci pas vizitës. “U pritëm nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Suharekë, Haki ef. Hoxha me bashkëpunëtorë, me të cilin diskutuam shumë tema në të mirë të komunitetit musliman me theks të veçantë në komunën tonë. Diskutuam për punët dhe për projektet e Këshillit të Bashkësisë Islame në Suharekë, dhe se do ta kenë përkrahjen tonë në çdo projekt që është në të mirë të komunitetit.”

Kjo vizitë tregon rëndësinë që z. Kolgeci i kushton bashkëpunimit me institucionet fetare dhe angazhimit të tij për të mbështetur projektet që i shërbejnë komunitetit.

https://www.facebook.com/selman.kolgeci/posts/10229983413863767