Gjermani, arrestohet 30-vjeçari shqiptar gjatë udhëtimit me autobus, kishte gjoba të papaguara

31.01.2025

Një shtetas shqiptar është arrestuar dhe po mbahet në burgun e Bernaut që nga data 30 janar.

Policia Federale e Rosenheim organizoi transferimin e tij në burg pas një arrestimi gjatë kontrolleve të imigracionit në autostradën A93, pranë Kiefersfelden.

I arrestuari, një 32-vjeçar shqiptar, u ndalua nga autoritetet teksa udhëtonte me një autobus të regjistruar në Itali. Gjatë kontrollit të të dhënave të tij personale, policia konstatoi se ndaj tij kishte një urdhër arresti për shkelje të ligjit të vendbanimit. Gjykata e Qarkut në Passau kishte vendosur ndaj tij një gjobë prej rreth 1,500 euro në vitin 2023, të cilën ai nuk e kishte shlyer. Për këtë arsye, ai u dënua me 149 ditë burg, në vend të pagesës së gjobës.

Burri u transferua në institucionin korrektues në Bernau, ku pritet të qëndrojë deri në fund të qershorit. Ky rast është një tjetër shembull i masave të rrepta të autoriteteve gjermane kundër shkeljeve të ligjit të emigracionit dhe rregullave të qëndrimit.