91-shi i LDK-së, Kolgeci takon banorët e Shirokës, dëgjon shqetësimet dhe sugjerimet e tyre
Kandidati i LDK-së për deputetë, Selman Kolgeci, ka zhvilluar sot një takim të hapur me qytetarët e Shirokës, ku ka dëgjuar nga afër shqetësimet dhe sugjerimet e tyre.
Në një atmosferë të ngrohtë dhe të hapur, qytetarët shprehën një sërë problemesh që lidhen me zhvillimin e vendit, infrastrukturën dhe mundësitë e pakta të punësimit.
Z. Kolgeci u shpreh se takime të tilla janë të një rëndësie të veçantë, pasi i ofrojnë mundësinë të njihet më mirë me sfidat me të cilat përballen qytetarët dhe të hartojë politika të përshtatshme për zgjidhjen e tyre.
“Sot patëm kënaqësinë të takohemi me shumë qytetarë të Shirokës dhe të dëgjojmë shqetësimet dhe sugjerimet e tyre,” tha z. Kolgeci. “Në këtë takim, diskutuam për zhvillimin e mëtejshëm të vendit, përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e mundësive për punësim. Është koha që të dëgjojmë njëri-tjetrin dhe të punojmë së bashku për të realizuar ëndrrat tona.”
Ai falënderoi të gjithë qytetarët që morën pjesë në takim dhe shprehu bindjen se së bashku mund të arrihet më shumë për Shirokën dhe gjithë Kosovën.