KEDS njofton për punime, të enjten disa pjesë të Suharekës mbesin mbi 5 orë pa furnizim me energji elektrike

29.01.2025

KEDS ka njoftuar se të enjten më 30 janar do të ketë ndërprerje furnizimit të energjisë elektrike në disa pjesë të Komunës së Suharekës.

Sipas njoftimit të KEDS bëhet e ditur se gjatë ditës së enjte [30.01.2025] në disa pjesë të Komunës së Suharekës do të ketë ndërprerje të furnizimit me energjisë elektrike prej orës 10:00 deri në orën 15:30, raporton SuharekaOnline.

Dalja 10kV  Rruga e Reçanit (kodi: 32000005) nga ora 10:00 deri 15:30. Vendet: pjesët periferike të Therandës (rr.Reçani); Banesat e Benafit, Banesat e Inxhinieringut, Banesat te Viva, lagjja Hoxha I dhe II.

*Arsyeja: Ndërprerje për siguri – bartja e rrjetit në shtylla të reja  të tensionit të mesëm, rr. Xhavit Syla -Therandë.