Përplasje e dhunshme mes tre vëllezërve kosovar dhe kroatë në Gjermani: Tre të lënduar me thikë

23.01.2025

Një incident i dhunshëm me përdorim armësh ka tronditur qytetin gjerman të Schwenningen.

Sipas njoftimeve të policisë, një përleshje masive mes dy grupe vëllezërish, njëri nga Kroacia dhe tjetri nga Kosova, ka rezultuar me lëndime të rënda për njërin prej pjesëmarrësve.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën në pasdite, rreth orës 13:15, në rrugën Pestalozzistrasse. Konflikti, i cili fillimisht ka nisur me ofendime verbale, shpejt është eskaluar në një përleshje fizike.

Sipas dëshmitarëve okularë, pjesëmarrësit në përleshje kanë përdorur një arsenal të tërë armësh improvizuar, duke përfshirë sprej piper, një shufër metalike dhe dy thika. Në kulmin e përleshjes, një 35-vjeçar nga Kosova është goditur me thikë në shpinë me tre plagë. Ai është transportuar urgjentisht në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia gjermane ka nisur një hetim të plotë për të zbuluar shkaqet e këtij konflikti të dhunshëm. Motivet e përleshjes janë ende të paqarta, por dyshohet se mund të ketë pasur një konflikt të mëparshë mes dy familjeve.