Fushata zgjedhore në Gjermani, politikani gjerman po mëson shqip, synon votat e 9 mijë shqiptarëve

22.01.2025

Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë, të paktën jo në Hamburg: një politikan i socialdemokratëve gjermanë bëhet yll i TikTok-ut me dy video të shkurtra për fushatën zgjedhore.

Markus Schreiber, një përfaqësues qytetar 64-vjeçar, ka shkaktuar një bum të vërtetë në platformën e videove. Në një kohë rekord, ai ka arritur mbi 300 mijë pëlqime me videon e tij të parë, duke thyer të gjitha rekordet e mëparshme të politikanëve lokalë.

Sekreti i suksesit të Schreiber qëndron në një ide mjaft e thjeshtë: të lidhet me komunitetin shqiptar që jeton në zonën e tij elektorale. Në videot e tij, ai përpiqet të mësojë disa fjalë të thjeshta në shqip, si “Mirëdita” dhe “Mirupafshim”, dhe madje tregon edhe simbolin kombëtar shqiptar, “Shqiponjën dykrenare”.

Në zonën e Veddel dhe Wilhelmsburg, ku jeton një pjesë e konsiderueshme e komunitetit shqiptar, ka rreth 9,000 votues të mundshëm. Kjo e bën këtë grup një forcë e rëndësishme në zgjedhjet lokale.

Në Hamburg, një sistem i veçantë i votimit bën që një numër relativisht i vogël votash të jetë i mjaftueshëm për të fituar një mandat. Kjo do të thotë se edhe një pjesë e vogël e komunitetit shqiptar që të votojnë për Schreiber, mund të ndikojë në rezultatin final të zgjedhjeve.

@markus.schreiber29 #fyp #fy #albanischlernen #albanian #shqip #shqipe #shqiptar #EI #veddel #kosovo #viral #challenge #albanien #hamburg #veddel ♬ orijinal ses – Media.Kulub🎶