Kolgeci në Reqan: Bujqësia, rinia dhe paga dinjitoze për forcat e sigurisë

18.01.2025

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Selman Kolgeci, gjatë një vizite në fshatin Reqan, u takua me banorët e kësaj zone dhe dëgjoi për problemet dhe nevojat e tyre.

Gjatë takimit, Kolgeci theksoi rëndësinë e bujqësisë dhe të rinisë për këtë komunitet, duke premtuar se programi i LDK-së do të fokusohet në zhvillimin e sektorit bujqësor dhe në krijimin e mundësive për të rinjtë.

“Fshati Reqan, ashtu si edhe Suhareka dhe Kosova në përgjithësi, është i njohur për njerëz të punës, të cilët punojnë tokën me shumë përkushtim dhe sakrificë. Ne duhet të mbështesim këta njerëz dhe të investojmë në bujqësi,” tha Kolgeci.

Një çështje tjetër e rëndësishme që u trajtua gjatë takimit ishte ajo e pagave të policëve dhe ushtarëve. Kolgeci theksoi se është e papranueshme që ata të detyrohen të kryejnë punë të dyta për të siguruar jetesën.

“Policitë dhe ushtarët janë heronjtë tanë dhe meritojnë të paguhen dinjitosisht për punën që bëjnë. Me programin tonë qeverisës, ne do të sigurojmë që ata të kenë pagat që u takojnë,” shtoi ai.

https://www.facebook.com/selman.kolgeci/posts/10229903654989845