Kolgeci dhe LDK sjell frymë të re në politikë: Program të fokusuar në nevoja të qytetarëve

17.01.2025

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Selman Kogelci, ka theksuar angazhimin e partisë së tij për të qenë sa më afër qytetarëve dhe për t’u përgjigjur nevojave të tyre të përditshme.

Gjatë një takimi me banorët e fshatrave Mohlan, Krushica e Ulët, Vershec dhe Çadraku, Kogelci ka premtuar mbështetje të drejtpërdrejtë për këto komunitete.

“Takimi i sotëm ishte një mundësi e shkëlqyer për të dëgjuar drejtpërdrejt shqetësimet e banorëve të këtyre fshatrave dhe për t’u zotuar për t’i adresuar ato. LDK-ja është dhe do të mbetet e angazhuar për një qeverisje të përgjegjshme dhe afër qytetarëve,” ka thënë Kogelci.

Gjatë takimit, kandidati i LDK-së ka shpjeguar më hollë programin qeverisës të partisë së tij, duke u fokusuar në projektet që do të ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e banorëve të këtyre fshatrave. Këto projekte përfshijnë investime në infrastrukturë, bujqësi, arsim dhe shëndetësi.

“Ne jemi të vetëdijshëm për sfidat me të cilat ballafaqohen banorët e këtyre fshatrave dhe jemi të vendosur t’i ndihmojmë ata të kenë një jetë më të mirë. Do të investojmë në rrugët, ujitjen, kanalizimin dhe në të gjitha projektet e tjera që janë të nevojshme për zhvillimin e këtyre komuniteteve,” ka shtuar Kogelci.

https://www.facebook.com/selman.kolgeci/posts/10229896427209155