Prizren, arrestohet një burrë për organizim të basteve online
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Prizren nën dyshimin se po organizonte dhe shpërndante baste online.
Arrestimi i të dyshuarit është bërë më 16 janar 2025, ndërsa në cilësinë e provave materiale i është sekuestruar një telefon mobil.
Sipas raportit të policisë, i dyshuari mashkull kosovar po hetohet për veprën penale “Organizim i skemave piramidale”.
“Prizren, 09.01.2025 – NN. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar është duke organizuar dhe shpërndarë baste online. Më 16.01.2025, i dyshuari është arrestuar dhe nga ai në cilësinë e provave materiale është sekuestruar një telefon mobil. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
Rasti po trajtohet nga organet kompetente për procedim të mëtejmë ligjor.