Shkelja e Kodit të Mirësjelljes gjatë fushatës zgjedhore, PZAP po shqyrton edhe 5 ankesa

16.01.2025

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka konfirmuar se ka pranuar një numër të konsiderueshëm ankesash të lidhura me shkelje të kodit të mirësjelljes gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Sipas një përgjigje për Rtv21, PZAP ka pranuar gjithsej 13 ankesa të paraqitura nga subjekte politike, të cilat lidhen me shkelje të ndryshme të parashikuara në Kodin e Mirësjelljes për Subjektet Politike.

Nga këto ankesa, një pjesë e konsiderueshme janë shqyrtuar tashmë dhe si rezultat, disa parti politike janë gjobitur për shkeljet e konstatuara.

Aktualisht, PZAP ka në proces shqyrtimi 5 ankesa të tjera të lidhura me shkelje të kodit të mirësjelljes.