Shpresë për të rinjtë: Kolgeci prezanton planin e LDK-së për të ndaluar emigrimin

15.01.2025

Kandidati për deputetë i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Selman Kolgeci, ka vizituar sot fshatrat Krushicë e Epërme dhe Papaz, ku është takuar me banorët.

Gjatë këtyre takimeve, Kolgeci ka diskutuar për problemet e shumta me të cilat ballafaqohen banorët e këtyre fshatrave, duke theksuar se një ndër problemet kryesore është ikja e popullatës në mërgim.

“Sot me banorët e fshatrave Krushicë e Epërme dhe Papaz diskutuam rreth shumë problemeve që ata kan. Ashtu si edhe në tërë Kosovën, edhe tek këto fshatra ka arritur të ndikoj fenomeni i ikjes së popullatës në mërgim”, ka shkruar Kolgeci në llogarinë e tij në rrjetet sociale.

Sipas Kolgecit, LDK-ja ka përgatitur një plan të detajuar për të ndaluar ikjen e të rinjve dhe për të kthyer ata që kanë emigruar. “Fola për politikat integruese dhe të kthimit, që Lidhja Demokratike e Kosovës i ka në planprogramin e saj e që jan stimuj të veçantë për profesionistët të cilët me aftësitë, përvojat dhe perspektivat e tyre globale gjithkah nëpër botë synojnë që Kosovën ta bëjnë një hapësirë pune tërheqëse”, ka shtuar ai.

Kolgeci, i cili mban numrin 91 në listën e kandidatëve të LDK-së, ka theksuar se këto politika do të fokusohen në krijimin e vendeve të punës, në përmirësimin e infrastrukturës dhe në ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarët.

https://www.facebook.com/selman.kolgeci/posts/10229886449039707