Në numrin 91 fshihet një premtim: Kolgeci garon për të ndryshuar të ardhmen e vendit

11.01.2025

Selman Kolgeci, një prej kandidatëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për zgjedhjet e 9 shkurtit, ka bërë një thirrje për një fushatë të pastër dhe të bazuar në vlera.

Në një postim në rrjetet sociale, Kolgeci, i cili në listë mban numrin 91, ka shprehur optimizmin e tij për suksesin e LDK-së në këto zgjedhje.

“Më lejoni të j’u uroj fushatë të suksesshme dhe të ndershme, të bazuar në vlera të forta dhe përkushtim ndaj interesave të qytetarëve. Le të punojmë së bashku për një të ardhme më të mirë për vendin tonë! 124 është numri ynë! Republika jonë është vetë ëndrra jonë! Ndryshimi sot, është misioni ynë!”, ka shkruar Kolgeci.