Lëvizja VETËVENDOSJE! nis fushatën në Gjakovë: “Garën e kemi me veten dhe objektivat tona”

11.01.2025

Lëvizja Vetëvendosje ka zbritur sot në terren me tubimin e parë të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

19:40 “Kurrë nuk do t’ju gënjej as zhgënjej”, tha kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, në hapjen zyrtare të fushatës së partisë.

Për rininë e kemi punësimin, për gratë e kemi barazinë, për fëmijët i kemi shtesat, për opozitën e kemi opozitën, për Serbinë e kemi policinë, ushtrinë dhe dialogun… tha ndër tjera lideri i Lëvizjes VETËVENDOSJE! Albin Kurti.

Kurti e nisi fushatën duke goditur PDK-në dhe LDK-në për të cilat tha se “janë dy partitë që kanë shkaktuar dëmin më të madh me kojshin tonë verior”.

“Kosovën e pavarur, e bëmë edhe të pavarur nga korrupsioni dhe pazaret me Serbinë. Prandaj në këtë punë tonë fisnike, në këtë mision të madh kombëtar, kemi dnderin dhe kënaqësin tju shërbejmë juve, popullit tonë”, tha Albin Kurti.

Nga dega e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Suharekë, kandidat për deputetë janë: 110 – Salih Zyba, 42 – Albena Reshitaj dhe 60 – Hysen Durmishi

Duke zgjedhur Gjakovën si qytetin për hapjen e fushatës, VV-ja ka dëshmuar rëndësinë që i bashkëngjitet kësaj zone nga dëmet e luftës së fundit.

Kryetari i degës së VV-së në Gjakovë, Agon Batusha, në fjalën e tij theksoi se kjo parti nuk e shikon këtë garë si një përballje me partitë e tjera. “Disa kanë sfida të mbijetesës politike, disa të ridefinimit të vetvetes, e disa të tjerë kanë krizë vet identiteti. Të vetmen garë që e kemi ne e kemi me veten dhe objektivat tona që ne kemi për drejtësi dhe prosperitet për mbarë Kosovën,” u shpreh Batusha.

Edhe numri #2 i VV-së, Glauk Konjufca, iu drejtua mbështetësve të tij duke theksuar dallimet e thella midis VV-së dhe partive të tjera. “Dallimi mes VV-së dhe partive të tjera është se ata që kanë qeverisë për 20 vjet e kanë bërë Kosovën copë me copë, e ne e bëmë Kosovën cep me cep,” deklaroi Konjufca.

Kandidatja për deputete, Mimoza Kusari-Lila, duke folur për arritjet e qeverisjes së VV-së, theksoi se një nga sukseset më të mëdha ka qenë mbrojtja e tokës së shtetit. “Vetëvendosje në pushtet ka treguar se assesi dhe me asnjë çmim toka e shtetit nuk tregtohet për pazare të të tjerëve,” u shpreh Kusari-Lila.

Me këtë tubim, Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur tonin për fushatën e saj elektorale, duke theksuar vizionin e tyre për një Kosovë më të drejtë dhe më të prosper. Në muajt në vijim pritet që të shohim një garë elektorale të ashpër, ku partitë politike do të përpiqen të bindin qytetarët për programet e tyre dhe të fitojnë besimin e tyre.