Abdixhiku prezanton 110 kandidatët për deputetë: Jemi shpresa e parë dhe e fundit e Republikës së Kosovës
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka hyrë zyrtarisht në garën për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025.
Në një tubim elektoral të madh, i mbajtur në zemër të Prishtinës, partia e udhëhequr nga Lumir Abdixhiku ka prezantuar listën e plotë të kandidatëve për deputetë.
Kryetari i LDK-së dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, në një fjalim pasionant, u drejtua të pranishmëve me një mesazh të qartë: “124 është numri jonë, nga Lumiri deri tek Parisi, ne jemi lidhja demokratike e Kosovës! Shpresa e parë dhe e fundit e Republikës së Kosovës! Bëhu Ndryshimi!”. Me këto fjalë, Abdixhiku ka nënvizuar unitetin e partisë dhe ambicien e saj për të fituar besimin e qytetarëve.
Gjatë tubimit, Abdixhiku ka theksuar rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për të ardhmen e Kosovës. Ai ka premtuar se LDK-ja do të jetë forca që do të sjellë ndryshimet e nevojshme në vend, duke përmirësuar nivelin e jetesës së qytetarëve dhe duke forcuar pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Lista e kandidatëve të LDK-së përfshin një përzierje të përvojës dhe të rinisë, duke reflektuar dëshirën e partisë për të qenë një forcë e bashkuar dhe e përfaqësuese për të gjithë qytetarët e Kosovës.