1.
Raportohet për tërmet në Suharekë, epiqendra në Gjinoc
08.01.2025
Një tërmet prej 3.7 ballë Rihter ka dridhur Suharekën në orët e hershme të së mërkurës.
Sipas të dhënave, rreth orës 02:00 të së mërkurës tërmeti ka goditur mes fshatrave Gjinoc dhe Dubravë ndërsa ishte në thellësi 15 kilometra.

Kujtojmë se që nga 1 janari në Kosovë janë raportuar 4 tërmete.