Acër i fortë dhe diell: Ja si do të jetë dita e diel

04.01.2025

Java përfundon me një kontrast të temperaturave dhe kushteve atmosferike.

Dita e diel do të karakterizohet nga një mot me diell dhe vranësira të pakta, por me temperatura mjaft të ulëta, sidomos në orët e mëngjesit.

Një nga karakteristikat kryesore e ditës së diel do të jetë acëri i fortë, veçanërisht në orët e para të mëngjesit. Temperaturat minimale pritet të shkojnë deri në -10 gradë Celsius në zonat malore, ndërsa në ultësira ato do të lëvizin mes -6 dhe -1 gradë Celsius.

Për shkak të këtij acri të fortë, parashikohen edhe mjegull ose vranësira të ulëta nëpër lugina dhe ultësira, duke reduktuar vizibilitetin në disa zona.

Pasdite situata do të përmirësohet, me diell dhe vranësira të pakta në pjesën më të madhe të vendit. Temperaturat maksimale do të shënojnë një rritje të lehtë, duke arritur deri në 4 gradë Celsius në zonat më të ngrohta.

Era do të fryjë me intensitet të moderuar, nga drejtime të ndryshme, me shpejtësi mesatare prej 5 deri në 24 km/h.