Presidentja Osmani viziton veriun e Kosovës

31.12.2024

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, raportohet se është duke qëndruar në veri të Mitrovicës.

Në prag të festave të fundvitit, Osmani ka vizituar Drejtorinë e Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut.

Automjetet e Presidencës janë parë duke hyrë në oborrin e stacionit policor, në një vizitë të paparalajmëruar nga kabineti i shefes së shtetit.

Kjo është vizita e parë e Osmanit në veri, pas sulmit të 29 nëntorit në kanalin e Ibër-Lepencit në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut, komunë kjo me shumicë serbe në veri të vendit.