Apelon Policia: Kujdes në rrugë! Bora dhe ngrica kërcënojnë sigurinë në trafik

24.12.2024

Me ardhjen e dimrit dhe reshjeve të borës, Policia e Kosovës bën thirrje për kujdes të shtuar në rrugë.

Kushtet e rënda atmosferike kërkojnë nga të gjithë pjesëmarrësve në trafik, sidomos nga shoferët, që të jenë të kujdesshëm dhe të përshtaten me situatën.

Rrugët e mbuluara me borë dhe ngrica paraqesin një rrezik të lartë për shkak të rënien së aderencës së gomave me rrugën, duke rritur ndjeshëm rrezikun nga rrëshqitjet dhe aksidentet.

“KUJDES TË SHTUAR GJATË NGASJES NË RRUGË TË MBULUARA ME BORË DHE ME NGRICA!

Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të borës, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me borë dhe me ngrica.” thuhet në apelin e Policisë së Kosovës.