Bie fluksi i pritjeve në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë

24.12.2024

Ardhja e bashkatdhetarëve në Kosovë për t’i kaluar festat e fundvitit pranë familjeve zakonisht ka shtuar fluksin në pikat kufitare, sidomos në ato me Serbinë.

Por tani shihet se fluksi ka rënë dhe pritjet në pikat kufitare kanë rënë.

Nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit e Ministrisë së Punëve të Brendshme, bëhet e ditur se pritjet për të hyrë, nga Serbia në vendin tonë, në të gjitha pikat kufitare është rreth 5 deri 10 minuta, sipas të dhënave të përditësuara nga QKMK, sot rreth orës 08:00