Fillon Seanca e Përbashkët Kosovë-Shqipëri

20.12.2024

Mbledhja e Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë fillojnë seancën e përbashkët plenare në Sallën e Seancave Plenare të Kuvendit të Kosovës.

Ky takim i veçantë bashkoi 70 deputetë nga Kuvendi i Kosovës dhe 60 nga Kuvendi i Shqipërisë, për të diskutuar dhe forcuar bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.

Në këtë mbledhje historike që mbahet për herë të parë në Kosovë marrin pjesë krerët e shteteve dhe kuvendeve nga të dy vendet. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është i pranishëm, ku pak para nisjes së seancës, zhvilloi një takim me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Pikat e seancës:

Arritja në Sallën e Seancave Plenare të Kuvendit të Kosovës

Hapja e aktivitetit me ekzekutimin e Himneve Kombëtar

Fillon Seanca e përbashkët plenare në Kuvendin e Kosovës

Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës (10 min)

Elisa Spiropali, Kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë (10 min)

Mesila Doda, Kryetare e Grupit Parlamentar Demokraci dhe Integrim, Kuvendi i Shqipërisë (3 min)

Besnik Tahiri, Kryetar i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kuvendi i Kosovës (3 min)

Fatmir Mediu Anetar i Grupit Parlamentar Aleanca për Ndryshim, Kuvendi i Shqipërisë (3 min)

Enis Kervan, Kryetar i Grupit Parlamentar Multietnik, Kuvendi i Kosovës
(3 min)

Arben Gashi, Kryetar i i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës (3 min)

Gazment Bardhi, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Kuvendi i Shqipërisë (5 min)

Abelard Tahiri, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës (5 min)

Niko Peleshi, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Kuvendi i Shqipërisë (5 min)

Mimoza Kusari-Lila, Kryetare e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Kuvendi i Kosovës (5 min)

Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë (10 min)

Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës (10 min)

Mbyllja e Punimeve.