Presidentja Osmani pret homologen sllovene, diskutojnë për sigurinë dhe bashkëpunimin dypalësh

19.12.2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me Presidenten e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, gjatë një dreke pune në Prishtinë.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani theksoi rëndësinë e këtij takimi dhe vlerësoi marrëdhëniet e ngushta mes Kosovës dhe Sllovenisë.

“Sllovenia mbetet një nga aleatët dhe miqtë tanë më të ngushtë,” shkroi Presidentja Osmani, duke nënvizuar lidhjet e forta mes dy vendeve.

Gjatë takimit, dy lidershipët diskutuan zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë, përkushtimin e përbashkët për integrimin euroatlantik dhe mundësitë për të thelluar bashkëpunimin mes Kosovës dhe Sllovenisë në fusha të ndryshme.

Presidentja Osmani shprehu mirënjohje të veçantë për kontributin e trupave sllovene që shërbejnë në kuadër të misionit të NATO-s, KFOR. Ajo theksoi rolin e rëndësishëm të tyre në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në Kosovë.

Presidentja sllovene, Nataša Pirc Musar, gjatë qëndrimit të saj, vizitoi trupat sllovene të KFOR-it për të shprehur mbështetje dhe për t’i uruar për festat e fundvitit.