Policia shqipton mbi 1900 gjoba në 24 orë, 23 persona të arrestuar

18.12.2024

Një tjetër ditë me numër të lartë të gjobave në trafik. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të fundit ka shqiptuar mbi 1900 gjoba për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Sipas raportit të policisë, gjatë kësaj periudhe janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 18 persona kanë pësuar lëndime të ndryshme, ndërsa 38 aksidente kanë përfunduar vetëm me dëme materiale.

Përveç gjobave të shqiptuara dhe aksidenteve të regjistruara, policia njofton se ka arrestuar 23 persona për vepra të ndryshme penale, ndërsa 13 persona të tjerë janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore, sipas policisë, mbeten shpejtësia e tejkaluar, mos përdorimi i rripit të sigurimit, ngasja nën ndikimin e alkoolit dhe përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të automjeteve.