Dhjetori nis me borë në male dhe shi në ultësira

30.11.2024

Dhjetori nis si një muaj tipik dimëror për Kosovën, duke sjellë me vete një mot të ndryshueshëm në varësi të zonës.

Ndërsa zonat kodrinore-malore janë përfshirë nga reshje të dendura bore, në ultësira mbizotërojnë reshjet e shiut.

Sipas parashikimeve meteorologjike, e gjithë dita e diel është parashikuar të jetë e vranët dhe me reshje të shpeshta atmosferike në të gjithë territorin e Kosovës. Në zonat e ulëta, reshjet do të jenë kryesisht shiu, ndërsa në viset kodrinore-malore pritet të bie borë.

Një risi e këtij moti është se edhe në disa vise më të ulëta, sidomos në orët e vonë të pasdites, parashikohen reshje bore. Ndërkohë, në shumë vise kodrinore-malore, reshjet e dendura të borës do të vazhdojnë gjatë gjithë ditës.