Drejtori Shabani: Punimet në rrugën Skënderbeu përfundojnë brenda këtij viti

29.11.2024

Në seancën e 11 të rregullt të asamblesë komunale në Suharekë, në pikën e rendit të ditës pyetje/përgjigje janë ngritur shqetësime lidhur me tejzgjatjen e punimeve në Rr.”Skënderbeu”.

Drejtori Shabani: Punimet në rrugën Skënderbeu përfundojnë brenda këtij viti Foto: Ilustrim

Lidhur me këto shqetësime është përgjigjur drejtori i shërbimeve publike në Komunën e Suharekës, Enver Shabani.

Në përgjigjen e tij drejtori Shabani ka njoftuar se në atë segment ku po zhvillohen punimet po punohet intensivisht dhe e gjithë infrastruktura elektrike dhe kabllore po vendoset nëntokë dhe sa i përket finalizimit të punimeve kjo pritet të bëhet brenda këtij viti.

Ndryshe edhe kryetari i komunës, Bali Muharremaj ditë më parë ka njoftuar se janë të përkushtuar që të ndërtojnë një Suharekë moderne dhe të zhvilluar. Për këtë arsye, po investojmë në projekte të ndryshme infrastrukturore, siç është edhe rruga “Skënderbeu”. Me vendosjen e të gjitha kabllove nëntokë, ne po krijojmë një ambient më të pastër dhe më të sigurt për qytetarët”, ka thënë Muharremaj.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More