Moti sot, stuhi bore dhe erëra të forta

21.11.2024

Një valë e ftohtë po përgatit të pushojë mbi Kosovë, duke sjellë me vete reshje të dendura bore dhe erëra të forta.

Sipas parashikimeve dita e enjte do të karakterizohet nga kushte atmosferike shumë të vështira, duke ndikuar në jetën e përditshme të qytetarëve.

Nga ora e mëngjesit e deri në mbrëmje, pritet që të bien reshje të dendura bore në shumicën e viseve të vendit. Akumulimi i borës do të jetë i konsiderueshëm, duke krijuar vështirësi në qarkullim dhe duke bërë të domosdoshme përdorimin e gomave të dimrit.

Përveç reshjeve të borës, do të fryjnë edhe erëra të forta nga drejtimi i veriut, duke shkaktuar dëmtime të mundshme në infrastrukturë dhe duke bërë që të ndjehet një temperaturë më e ulët se ajo reale.

“Këto kushte atmosferike pritet të zgjasin gjatë gjithë ditës së enjte, por intensiteti i reshjeve do të ulet në orët e pasdites,”