Policia e Kosovës në Mitrovicë të Veriut përdor automjete inteligjente për sigurinë në trafik
Policia e Kosovës në Mitrovicë të Veriut ka filluar përdorimin e automjeteve inteligjente për të rritur sigurinë në trafikun rrugor.
Këto automjete janë të pajisura me teknologji që i ndihmon policisë të identifikojë shkelësit e rregullave të trafikut, si tejkalimi i shpejtësisë dhe shkelje të tjera, edhe gjatë patrullimit në lëvizje.
Gjithashtu, policia është angazhuar për të liruar hapësirat publike nga parkimet e parregullta, duke siguruar që rrugët dhe trotuaret të jenë të hapura dhe të sigurt për qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.
Policia ka punuar gjithashtu për të siguruar zonat pranë shkollave, për t’u mundësuar nxënësve një kthim të sigurt në shtëpi.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Veriut apelon tek shoferët që të respektojnë rregullat e trafikut, të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe të jenë të kujdesshëm për të parandaluar aksidentet.