Java fillon me diell, shi e borë të martën dhe të mërkurën

17.11.2024

Një masë ajrore e ftohtë polare do të depërtojë në Kosovë gjatë kësaj jave, duke sjellë me vete një ndryshim të ndjeshëm të motit.

Sipas parashikimeve temperaturat do të bien ndjeshëm, ndërsa pritet të kemi reshje bore, sidomos në zonat malore.

Çfarë të presim këtë javë:

  • E hëna: Mëngjesi i së hënes pritet të jetë i ftohtë, me mundësi për mjegull dhe ngrica në disa zona, por dita do të vazhdojë me diell dhe temperatura maksimale që mund të arrijnë deri në 12 gradë Celsius. Temperatura minimale do të jetë rreth -2 gradë Celsius.
  • Të martë dhe të mërkurën: Kthimi i shiut dhe borës. Që nga dita e martë, situata do të ndryshojë ndjeshëm. Do të ketë intervale kohore me diell, por edhe vranësira të shpeshta, dhe në disa zona mund të fillojnë reshjet e shiut. Ndërsa të mërkurën, reshjet e shiut do të intensifikohën dhe pritet të kemi edhe rrebeshe, sidomos gjatë orëve të mbrëmjes. Gjatë natës, situata do të ndryshojë më tej, pasi pritet të fillojnë reshje të dendura bore, sidomos në pjesën veriore dhe verilindore të vendit. Nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të borës edhe në zona të tjera.

Masat ajrore të ftohta polare që do të depërtojnë në Kosovë do të hyjnë në kontakt me ajrin e ngrohtë të detit Mesdhe, duke shkaktuar reshje. Këto reshje, për shkak të temperaturave të ulëta, do të jenë në formë bore, sidomos në zonat malore.

Çfarë duhet të dini:

  • Përgatituni për dimër: Meqenëse temperaturat do të bien ndjeshëm dhe pritet të kemi reshje bore, rekomandohet të përgatisni veshmbathje të ngrohta dhe të siguroheni me goma dimërore nëse përdorni automjet.
  • Kushtet e rrugës: Reshjet e borës mund të shkaktojnë vështirësi në qarkullim, prandaj rekomandohet të jeni të kujdesshëm nëse udhëtoni.
  • Mbrojtja e bimëve: Nëse keni bimë në ballkon ose në oborr, mbrojtini nga acar.