1.
Ministri Peci viziton një fermë në Dubravë të Suharekës, shprehet i lumtur për investimet
27.10.2024
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka vizituar sot fermën e familjes Gashi nga Dubrava e Suharekës, për të cilën thotë se ka ndërtuar fermë moderne me mjete vetanake.
Nëpërmjet një postimi në Facebook me disa fotografi, Peci është shprehur i lumtur që në çdo cep të Kosovës “kanë lënë gjurmë të investimit të zhvillimit të qëndrueshëm në bujqësi”.
“Familja Gashi nga Dubrava e Suharekës ka investuar në sektorin e blegtorisë, duke ndërtuar fermë moderne me mjete vetanake që mund të jetë shembull që duhet ndjekur” ka shkruar Peci.