KEDS njofton për punime, të martën disa fshatra të Suharekës mbesin mbi 4 orë pa furnizim me energji elektrike
KEDS ka njoftuar se të martën më 22 tetor do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa pjesë të Komunës së Suharekës.
Sipas njoftimit të KEDS bëhet e ditur se gjatë ditës së martë (22.10.2024) në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike prej orës 10:30 deri në orën 15:00, raporton SuharekaOnline.
Dalja 10kV Peqani (kodi: 32000007) prej orës 10:30 deri në ora 15:00. Vendet: Peçan, Sllapuzhan,Bllacë, Duhel, Nishor, Kosterrc, Breshanc, Semetisht, Gurthyesi Destani Peçan, N.T.P.Kroni Bllace. Pompat e benzinës Bes co.
Arsyeja:Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.
Dalja 10kV Mushtishti (kodi: 32000002) prej orës 15:30-16:30.Vendet: Sopija I, Sopija II, Dubrava, Mushtishti, Savrova, Bukoshi, Vraniqi dhe Baqevci.
Arsyeja: Ndërprerje për siguri dhe testimi i Scadas ne stabiliment.