3.
Policia shqiptoi 2601 gjoba trafiku dhe arrestoi 14 persona për 24 orë
17.10.2024
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 2298 gjoba në trafik.
Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 21 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 40 me dëme materiale.
Policia njofton se janë arrestuar 14 persona, ndërkaq 9 të tjerë janë dërguar në mbajtje.
| Aksident trafiku me fatalitet | 0 |
| Aksident trafiku me të lënduar | 21 |
| Aksident trafiku me dëme materiale | 40 |
| Tiketa trafiku të shqiptuara | 2601 |
| Persona të arrestuar | 14 |
| Persona në mbajtje | 9 |
| Persona në ndalim policor | 0 |
| Persona në vuajtje të dënimit | 0 |