KEDS njofton për punime, të hënën disa vende në rajonin e Prizrenit deri 7 orë pa furnizim me energji elektrike
SuharekaOnline raporton që të hënën më 14 tetor do të ketë ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në disa vende të rajonit të Prizrenit.
Sipas njoftimit të KEDS disa vende do të mbesin pa furnizim me energji elektrike prej orës 09:00 deri në ora 16:00.
Punime në projekte investive
1.Nga TS 35/10[kV] Zhuri do të ndërprehet:
LP 10kV-J06 Dogana Vermicë (kodi: 30035007) prej orës 09:00 deri në ora 16:00
Vendet: Poslishta, Grazhdaniku, Kobi I, Kobi II, Gurthyesi Renelual Tahiri, Poslishti I, Poslishti II, Vlashna I, Vlashna II dhe Muradema.
Arsyeja: Projekte investive, punime sipas projekti Dogana, Dobrushë të Lot 15(energjizimi i stabilimentit të ri).
2.Nga TS 35/10 kV Zhuri do të ndërprehet:
LP 10kV-J07 Dobrusht-Gorozhup (kodi: 30035008) prej orës 09:00 deri në ora 16:00
Vendet: Gorozhubi, Mile, Plane dhe një pjesë të Zhurit.
Arsyeja: Projekte investive, punime sipas projekti Dogana, Dobrushë të Lot 15 (energjizimi i stabilimentit të ri).
3.Nga TS 35/1kV Dragash do të ndërprehet:
Dalja 10[kV] Rapça (kodi: 30036009) nga ora 09:00 deri 14:00
Vendet: Rapça e Ulët, Rapça e Epërme, Fabrika Meka, Brezne, Krstec i Ulët, Krstec i Nalt, Rrenci, Ferma TS – Berham Jonuzi,TS- Qendra Petroll, Buqe, Pllavë, TS-Ujësjellësi Brezne.
*Arsyeja: Projekte investive, menjanimit të vërejtjeve nga komisioni për pranim teknik.