1.
Komuna e Suharekës së bashku me IADK fton fermerët e Suharekës të aplikojnë për grante për bujqësi
23.09.2024
Komuna e Suharekës së bashku me organizatën “Inciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës” kanë shpallur një ftesë për fermerët e Komunës së Suharekës të aplikojnë për grante për bujqësi.
FTESË PËR APLIKIM – GRANTE PËR BUJQËSI
Promovimi i aktiviteteve të përshatshme në adresimin e çështjeve të digjitalizimit dhe ndryshimeve klimatike në bujqësi
Aplikacionet mund të merren në zyrat e IADK-së dhe në zyrën e Drejtorisë për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Pylltari në Suharekë, ose mund të shkarkohen duke klikuar KËTU ose në linkun më poshtë:
https://iadk1-my.sharepoint.com/…/EWn6H8UDnrtNuU5DkJmCx…
Afati i fundit: 04.10.2024

